Zyrtare: Hapen Lojërat Olimpike "Tokio 2020" - Gazeta Express
string(41) "zyrtare-hapen-lojerat-olimpike-tokio-2020"

Sporte tjera

Gazeta Express

23/07/2021 16:30

Zyrtare: Hapen Lojërat Olimpike “Tokio 2020”

Sporte tjera

Gazeta Express

23/07/2021 16:30

Lojërat Olimpike “Tokio 2020” edhe zyrtarisht kanë nisur, me ceremoninë hapëse që po mbahet në stadiumin olimpik të Tokios.

Para pak çastesh u intonua edhe himni olimpik, çka shënon hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike, shkruan Gazeta Express.

Këto do të jenë Lojërat e dyta Olimpike që merr pjesë Kosova.

Në mesin e shteteve pjesëmarrëse, është edhe Kosova që po paraqitet për herën e dytë në Lojërat Olimpike pas debutimit në vitin 2016.

Kosova në këtë ngjarje po prezantohet me 11 sportistë, prej të cilëve gjashtë janë me normë olimpike derisa pesë të tjerët me ftesa.

Medalistja e artë olimpike, Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova bartën flamurin e Kosovës nëparakalimin e shteteve.

/Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement