Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka reaguar ndaj arrestimeve të dhunshme të aktivistëve të PSD’së nga Policia e Kosovës, shkruan Express.
Haradinaj ka postuar një fotografi me kreun e PSD’së, Dardan Molliqajn, ku ndër tjera i ka thënë “Vetëm më të fortë po të bëjnë, miku im Dardan”.
Në mesin e të arrestuarve ka qenë edhe vetë Molliqaj, ndaj të cilit është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.
Pas aksionit policia ka arrestuar tetë aktivistë të PSD’së, të cilët kanë protestuar sot kundër tarifës prej pesë eurove të vendosur nga qeveria.
Më poshtë gjeni postimin e plotë: