Djajtë e Kuq po shikojnë që të forcohen në mbrojtje për sezonin e ri
Manchester United janë duke shikuar për ta forcuar skuadrën para sezonit të ri dhe pas arritjes nsë Jadon Sanchos, zyrtarizimi i të cilit pritet, ata do të blejnë dy mbrojtës, mbrojtësin qendror të Real Madridit, Raphael Varane dhe mbrojtësin e djathtë të Atletico Madridit, Kieran Trippier.
Raportet në Angli tregojnë që marrëveshjet janë shumë afër dhe sipas tyre ato mund të zyrtarizohen gjatë fundit të javës së ardhshme.
Varane është përfolur për një kalim në Old Trafford tërë verën me Manchester United që pritet të paguajë në arkat e Real Madridit diku afër 60 milionë euro për francezin, pavarësisht faktit se ai ka vetëm një vit kontratë me skuadrën Los Blancos. Besohet që Varane është pajtuar për një kontratë pesë-vjeçare me gjigantët e Premier Ligës.
Trippier, në anën tjetër, fitoi La Ligan me Atletico Madridin sezonin e kaluar por mësohet se ai dëshiron të kthehet në zonën ku është Manchester e ku besohet se United do të paguan 21 milionë euro për të.
Nëse të dy lojtarët transferohen atje do të thotë se Djajtë e Kuq kanë shpenzuar deri me tani 165 milionë euro gjatë këtij afat pasi që për Sanchon ata paguan 85 milionë euro. Sulmuesi anglez do të këtë testet e tij mjekësore dhe zyrtarizimin pas pushimeve.
Ole Gunnar Solskjaer e ka bërë të qartë se dëshiron ta forcojë Manchester United të cilët përfunduar të dytët në Premier Ligë sezonin e kaluar, derisa ata po shikojnë që të ja dalin më mirë në Ligën e Kampionëve pasi që u eliminuan që në fazën grupore sezonin e kaluar.
Për dallim nga afatet e tjera, Manchester United ka vepruar më herët se sa kishte bërë me Bruno Fernandesin, Donny van de Beekin dhe Alex Telles të cilët u transferuan në skuadër në orët e fundit të afatit kalimtar. /GazetaExpress/