"Është e pashmangshme", Arben Vitia paralajmëron valë të re të pandemisë në Kosovë - Gazeta Express
string(79) "eshte-e-pashmangshme-arben-vitia-paralajmeron-vale-te-re-te-pandemise-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

14/07/2021 17:51

“Është e pashmangshme”, Arben Vitia paralajmëron valë të re të pandemisë në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

14/07/2021 17:51

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas mbledhjes së qeverisë është deklaruar për media, raporton Gazeta Express.

Vitia ka folur edhe për gjendjen me pandeminë COVID-19, me çrast ka thënë se një valë e re e COVID-19 mund të jetë e pashmangshme për vendin.

Ai ka thënë se variant Delta po dominon tashmë në shumë shtete dhe se ky variant mund të dominojë edhe në Kosovë.

“Është një variant jashtëzakonisht i rrezikshëm. Varianti Delta po dominon në disa pjesë të mëdha të Evropës Perëndimore. Me paraqitjen e dy rasteve te ne, ne kemi frikën që shumë shpejtë do të dominojë edhe te ne. Përhapja është aq e frikshme, por të gjitha masat e përdorura deri tani kanë treguar se përkundër që mund ta ngadalësojnë përhapjen mund ta ndalin atë. Një valë e re në gusht, shtator, tetor, në çfarëdo varianti dhe çfarëdo masa mund të ngadalësohet”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Kosova është i vetmi vend në rajon që ka vaksina të certifikuara dhe ato janë të sigurta.

“Lajmi i mirë është nga shtetet që kanë kryer me sukses vaksinimin dhe tregon se të gjithë ata që janë vaksinuar janë të mbrojtur nga varianti Delta. Vaksinohuni kundër COVID-19. Kosova është vendi i vetëm në rajon që ka vaksina të aprovuara nga EMA, vaksinat janë të sigurta. Ta shfrytëzojmë rastin që vjeshta të na gjejë më të qetë”, ka shtuar ai

Advertisement
Advertisement
Advertisement