Lewis Hamilton rinovon me Mercedes, kampioni vendos rekord në Formula 1 - Gazeta Express
string(70) "lewis-hamilton-rinovon-me-mercedes-kampioni-vendos-rekord-ne-formula-1"

Sporte tjera

Gazeta Express

03/07/2021 12:59

Lewis Hamilton rinovon me Mercedes, kampioni vendos rekord në Formula 1

Sporte tjera

Gazeta Express

03/07/2021 12:59

Lewis Hamilton do të vazhdojë të jetë pilot i Mercedes edhe për dy vite të tjera.

Skuderia gjermane e Formula 1, ka rinovuar kontratën me kampionin anglez. Zyrtarizimi ka ardhur nëpërmjet një postimi të Mercedes në Twitter.

Rinovimi do të bëjë që 7 herë kampioni i botës të arrijë në 11 sezone me Mercedes, që është periudha më e gjatë për një pilot me të njëjtën skuderi në Formula 1.

36-vjeçari renditet i dyti në sezonin aktual. Hamilton ka fituar tre gara dhe numëron 138 pikë, 18 më pak se kryesuesi Max Verstappen i Red Bull.

Advertisement
Advertisement
Advertisement