Komisioni i Konkurrencës i ka dhënë të drejtë biznesmenit, Almiro Gurakuqi për të marrë pjesë në ankandin e blerjes së Vllaznisë. Ai u përjashtua nga ankandi pasi Autoriteti shitës dhe Bashkia Shkodër e përjashtuan nga gara për shkak se kishte parregullësi në dokumentat e tij.
Gurakuqi vendosi ta dërgonte këtë çështje te komisioni i Konkurrencës dhe ky komision i ka dhënë të drejtë biznesmenit për të marrë pjesë në ankandin e blerjes së Vllaznisë.
Pak ditë më parë, Bashkia Shkodër anulloi shitjen e klubit, ndërsa në ankand veç sponsorit Xhaferi do të jetë edhe Almiro Gurakuqi pasi plotëson kushtet e nevojshme për të marrë pjesë.
Newsport.al ka siguar edhe dokumentin që Komisioni i Konkurrencës i ka dhënë të drejtë biznesmenit Gurakuqi, ndërsa kanë kërkuar nga Bashkia Shkodër dhe Autoriteti shitës që të sigurojnë një trajtim të barabartë dhe jo diskriminues për kandidatët.

Sot, FiveStar Fitness ngjitet në skenën e CineStar për një mbrëmje që premton emocion, motivim dhe shumë dhurata për...