Kush është i riu që nuk iu bind postbllokut të policisë dhe përfundoi i përmbysur me makinë në mes të Vlorës - Gazeta Express
string(108) "kush-eshte-i-riu-qe-nuk-iu-bind-postbllokut-te-policise-dhe-perfundoi-i-permbysur-me-makine-ne-mes-te-vlores"

Shqiperi

Gazeta Express

12/06/2021 23:00

Kush është i riu që nuk iu bind postbllokut të policisë dhe përfundoi i përmbysur me makinë në mes të Vlorës

Shqiperi

Gazeta Express

12/06/2021 23:00

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku një i ri nuk i ndaloi postbllokut të policisë dhe më pas përfundoi i përmbysur me automjetin që po drejtonte.

Bëhet me dije se i riu është shtetasi 22-vjeçar Dino Hysaj, i cili nuk iu përgjigj urdhërit të policisë për të ndaluar pasi dyshohet se kishte armë pa leje me vete.

Lexo Edhe:

Shpejtësia e lartë gjatë përpjekjes për të humbur gjurmët nga policia bëri që Hysaj të përplasej me një tjetër automjet dhe të përfundote i përmbysur me makinën tip Golf, të cilën e kishte marrë me qera.

Pas marrjes së mjekimit të nevojshëm në spital, 22-vjeçari u transportua në komisariat.