Personi që e goditi me shuplakë të martën presidentin Emmanuel Macron të Francës, Damien Tarel, tha në gjykatë se veproi në atë mënyrë sepse mendon që lideri i vendit të tij përfaqëson gjithçka që është e kalbur.
Ai madje tha në gjykatë se kishte menduar që presidentin Macron ta godiste me vezë ose me tortë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
“Mendoj që Macroni e përfaqëson shumë pastër kalbjen e vendit tonë. Nëse do ta kisha sfiduar Macronin për një duel në agim, dyshoj që do të përgjigjej”, deklaroi Tarel në gjykatë.
Burri që mori vëmendje të madhe me gjestin e tij tani përballet me akuzën për sulm ndaj personit zyrtar. Nëse shpallet fajtor, mund të dënohet maksimalisht me tri vite burgim dhe gjobë prej 45 mijë eurosh.
Pas sulmit, presidenti francez tha se ky është një incident i izoluar dhe se dhuna e urrejtja janë kërcënim për demokracinë.
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...