Dënohen 6 klubet angleze për shkak të Superligës Evropiane - Gazeta Express
string(58) "denohen-6-klubet-angleze-per-shkak-te-superliges-evropiane"

Dënohen 6 klubet angleze për shkak të Superligës Evropiane

Futboll

Gazeta Express

09/06/2021 15:03

Gjashtë klubet e Premierligës, që u përfshinë në Superligën e dështuar evropiane, do të gjobiten me 20 milionë euro së bashku.

Manchester United, Liverpool, Chelsea Manchester City, Tottenham dhe Arsenal deshën t’i bashkoheshin ligës së shkëputur nga UEFA, një përpjekje që u kritikua shumë në gjithë botën, përfshirë nga qeveria britanike, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ato do të përballen me gjoba të tjera dhe heqje pikësh, nëse tentojnë përsëri të jenë pjesë e ndonjë projekti të tillë.

Besohet se paratë nga gjoba e tyre do të përdoren për t’i ndihmuar futbollit të të rinjve dhe për projektet e komunitetit.

Nëntë nga klubet e Superligës Evropiane, përfshirë ato angleze, si dhe Interi, Milani dhe Atletico Madridi janë gjobitur me një shumë të ngjashme nga UEFA.

Ato u pajtuan t’i paguajnë 15 milionë euro së bashku dhe t’iu ndalen nga 5 për qind të të hyrave të tyre nga garat e UEFA-s, duke filluar nga sezoni 2023/24.

Ndërsa, tri klubet e mbetura që nuk kanë hequr dorë nga projekti i Superligës, Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi, do të përballen me pasoja të rënda nga UEFA. /Gazeta Express/