Kosova U21 e ka mundur 2-0 Andorrën U21. Dion Berisha dhe Mark Marleku shënuan për fitoren e Dardanëve.
Kosova U21 i ka nisur me fitore kualifikimet për Kampionatin Evropian 2023.
Dardanët arritën të triumfojnë 2-0 në “Fadil Vokrri” ndaj Andorrës U21.
Kosova U21 i shënoi golat në 10 minutat e fundit të ndeshjes.
Fillimisht për 1-0 realizoi në minutën e 83’ Dion Berisha, derisa për 2-0 në minutën e 85’ shënoi Mark Marleku.
Kosova gjendet në Grupin G, së bashku me Shqipërinë, Anglinë e shumë të tjera. /Gazeta Express/
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”. “Mbrëmë, e dini, nuk pritej të...