Publikohet promoja e episodit të katërt të serialit Rrushe – Kthehemi në vitet e 90-ta! - Gazeta Express
string(84) "publikohet-promoja-e-episodit-te-katert-te-serialit-rrushe-kthehemi-ne-vitet-e-90-ta"

Rozë

Gazeta Express

26/05/2021 21:18

Publikohet promoja e episodit të katërt të serialit Rrushe – Kthehemi në vitet e 90-ta!

Rozë

Gazeta Express

26/05/2021 21:18

Episodi i katërt i serialit vendor Rrushe duket shumë interesant. Në promon e publikuar në gjirafaVideo, çfarë bjen në sy është një skenë nga e kaluara, personazhe të reja dhe fillimin e një lëvizjeje rezistence.

Seriali Rrushe rikthehet këtë të diel, nga ora 20:00 në kanalin T7 dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo. Seriali që po bëhet më atraktiv çdo episodë, duket se do të vazhdojë me ritmin e njejtë edhe në episodin e katërt.

Lexo Edhe:

Deri tani kemi parë familjën Pirulli, e disa personazhe tjera, teksa ballafaqohen me vrasje, mister, e intriga. Mirëpo, në episodin e katërt duket se gjërat do të ndryshojnë. Një skenë nga promo e këtij episodi tregon se ngjarja kthehet në të kaluarën, ku dy personazhe bisedojnë për një lëvizje, të quajtur Lëvizja Qëndresa.

Duke mos dashur t’ia humbim efektin e befasisë kësaj episode, ju ftojmë ta ndiqni promon më poshtë, ndërsa të dielen të përgatiteni për një episodë shumë të veçantë të serialit më të ri dramë-krim në vend.

(Link Embed)