Piktorja Zake Prelvukaj hap nesër në Shkup ekspozitën “Rregullat e reja” - Gazeta Express
string(70) "piktorja-zake-prelvukaj-hap-neser-ne-shkup-ekspoziten-rregullat-e-reja"

Arte

Gazeta Express

24/05/2021 14:25

Piktorja Zake Prelvukaj hap nesër në Shkup ekspozitën “Rregullat e reja”

Arte

Gazeta Express

24/05/2021 14:25

“Rregullat e reja” titullohet ekspozita personale e piktores së njohur, Zake Prelvukaj, në të cilën do të paraqitet me disa mediume. Kjo ekspozitë vjen pas ftesës që artistja ka marrë nga kuratorja e njohur Ana Frankovska.  Për “#Gjesi”, Prelvukaj ka thënë se ekspozita në fjalë është tejet e rëndësishme për karrierën e saj dhe ka punuar me shumë përkushtim. “Ekspozita sipas meje është e rëndësishme, sepse e shoh ndërrimin e qasjes ndryshe në jetë shkaku i zhvillimi të shpejt dhe marramendës teknologjik, por edhe provokimit të papritur nga pandemia, siç ishte mbyllja e komunikimi virtual”, ka pohuar piktorja, teksa ka shpjeguar edhe idenë e titullit të ekspozitës.

“Fillimisht e kam menduar ‘Rregullat e çrregullta’. Mendoj se njerëzimi është afruar më shume shkaku se u vetëdijesua se shëndeti është mbi të gjitha, mbi fe, mbi politikë, etj. E tani edhe kërkesat tona janë modifikua dhe janë më reale”.

Tutje, piktorja Prelvukaj ka treguar se do të prezantohet me një performancë me të cilën edhe hapet ekspozita, me 3 video që lidhen me disa rregulla kronologjike, me 9 fotografi dhe 7 piktura me formate të mëdha që përfshihen në gjithë hapësirat e objektit.

“3 piktura kanë ngjyra mjaft intensive të cilat e tregojnë dispononim tim pas Covidit, i cili nuk më ka mundur fatmirësisht, por më ka bërë ta korrigjoj veten në mënyrën e të menduarit, e të jem shumë më pozitive, duke mos u frikësuar se çka do të na sjell e ardhmja enigmatike”, ka përfunduar ajo.

Ekspozita do të hapet të martën nga ora 14:00 në Galerinë Kombëtare “Çifte Hamam”, në Shkup.