Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pritur sot në takim drejtoreshën e Korpusit të Paqes në Kosovë, Darlene Grant. Gjatë takimit është biseduar për aktivitet e Korpusit të Paqes në Kosovë, në fushën e arsimit, por edhe për mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit në të ardhmen.
Ministri Bytyqi, ka falënderuar znj. Grant për përkrahjen e madhe që Korpusi i Paqes ka ofruar për sistemin arsimor, përmes angazhimit të rreth 70 vullnetarëve, në zona të ndryshme të Kosovës, të cilët kanë përcjellë përvojat e tyre te mësimdhënësit tanë, përmes një programi të trajnimit, i cili është i akredituar nga MAShT.
“Dua që ju falënderoj jo vetëm ju, por çdo vullnetarë veç e veç sepse ata meritojnë lëvdate për kontributin e tyre. Ne kemi traditë në punët vullnetare, por ju e keni shtuar edhe më shumë këtë vlerë përmes programit tuaj. Ne e kemi promovuar programin tuaj ku do ku na është dhënë rasti dhe jemi shumë të kënaqur me këtë bashkëpunim të ngushtë”, është shprehur ministri Bytyqi.
Drejtoresha e Korpusit të Paqes në Kosovë, Darlene Grant, ka folur për aktivitetet e vullnetarëve dhe përvojën e mirë të tyre në Kosovë, duke theksuar mbështetjen e madhe të Ministrisë së Arsimit, për të cilën ka thënë se vlerësohet shumë nga Zyra e Korpusit të Paqes në Uashington.
Drejtoresha Grant ka ndarë edhe një certifikatë falënderimi për ministrin Bytyqi, në shenjë bashkëpunimi të mirë.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...