Pas Palestinës dhe Libanit, një tjetër vend hedh raketa drejt Izraelit - Gazeta Express
string(69) "pas-palestines-dhe-libanit-nje-tjeter-vend-hedh-raketa-drejt-izraelit"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2021 23:16

Pas Palestinës dhe Libanit, një tjetër vend hedh raketa drejt Izraelit

Lajme

Gazeta Express

14/05/2021 23:16

Pas sulmeve me raketa nga militantët e Hamasit në Gaza dhe atyre të Hezbollahut në Liban, militantët e një tjetër vendi kanë hedhur mjete shpërthyese drejt Izraelit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Izrael, 3 raketa janë lëshuar nga Siria në drejtim të Lartësive Golan.

Lexo Edhe:

Raketat ranë pranë një fshati izraelit dhe fatmirësisht nuk raportohen të lënduar apo dëme.

Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës është intensifikuar në ditët e fundit ku si pasojë e përplasjeve të armatosura dhe sulmeve ajrore kanë humbur jetën mbi 100 persona nga të dyja palët.