Një peshkatar amator ka shpërndarë një video në rrjetin TikTok ku tregon një arragostë gjigande me ngjyra të shkëlqyeshme në brigjet e Australisë, edhe pse shumica e komentueseve femra ishin më të tërhequra nga pamja e tij.
Pasi tregon krijesën e mahnitshme për kameran, burri e lëshon përsëri atë në ujë.
Brodie Moss, publikoi videon e tij në platformë javën e kaluar dhe deri ta akumuluar 3 milionë shikime dhe rreth 5,000 komente.
Në pamje Moss shihet që mban krijesën gjigande nga gjymtyrët e saj teksa thotë: “Tani do ta lëshoj përsëri. Arragostat mund të jetojnë për disa kohë jashtë ujit prandaj mendova t’ua tregoja edhe juve. Shihe sa i madh është!”
“Të lumtë o njeri i dashur që e lëshove përsëri”, shkruante një komentuese.
“Falemnderit që na e tregove dhe e le përsëri në ujë”, shkruante një tjetër. Ndërsa shumica e ndjekëseve femra vlerësonin pamjen terheqese te peshkatarit, përveç veprimeve te tij dashamirëse.
Kafsha në fjalë njihet si arragosta e shkëmbit. Ajo ndryshon nga arragostat e zakonshme pasi nuk ka ganxhat e mëdha në gjymtyrët e sipërm, por në vend të tyre kjo specie krijon gjemba në guaskën e saj në formë vetëmbrojtjeje.
Arragosta dhe gaforre të ndryshme gjendet thuajse në të gjitha brigjet dhe rrugët natyrale ujore të Australisë.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...