Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri - Gazeta Express
string(58) "termet-i-forte-ne-greqi-lekundjet-ndjehen-edhe-ne-shqiperi"

Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri

Gazeta Express

11/05/2021 23:50

Një tërmet me magnitudë 5.2 i shkallës rihter me epiqendër në Greqi është ndjerë deri në juglindje të Shqipërisë duke shkaktuar lëkundje të forta të tokës në Korçë dhe zonat përreth.

Kështu kanë raportuar mediat në Shqipëri.

Lexo Edhe:

Tërmeti ka shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët, që kanë dalë nga shtëpitë, por paraprakisht nuk raportohet për dëme.