Dita Botërore e Fenomeneve Paranormale: Britanikët kërkojnë më se shumti për alienë në Europë - Gazeta Express
string(92) "dita-boterore-e-fenomeneve-paranormale-britaniket-kerkojne-me-se-shumti-per-aliene-ne-europe"

Dita Botërore e Fenomeneve Paranormale: Britanikët kërkojnë më se shumti për alienë në Europë

Mistere

Gazeta Express

04/05/2021 1:06

Të dhënat e reja tregojnë që Britania bënë më se shumti kërkime për alienët se çdo vend tjetër europian.

Zbulimi është bërë në kohën e Ditës Botërore të Fenomeneve Paranormale, e cila është çdo tre maj.  Dita bën bashkë të gjithë ata që kanë përjetuar përvoja apo gjëra tjera me qenie që nuk janë të kësaj Toke, dhe këto informacione tregojnë që britanikët janë të interesuar për jetë jashtë Tokës, alienë dhe fenomene paranormale.

Lexo Edhe:

Sipas statistikave të lansuara nga PsychicWorld.com, Britania ka bërë më se shumti kërkime për alienë në Google se çdo komb tjetër, transmeton GazetaExpress.  

Britanikët kanë bërë 624 000 kërkime për alienë çdo vit, me një mesatare prej 1719 kërkime në ditë.

Franca është e dyta në listë, duke bërë 35 për qind më pak kërkime për alienë se Britania, 408 mijë për çdo vit.

E treta është Polonia, e cila renditet pas Francës më 372 mijë kërkime vjetore në Google për alienë.

PsychicWorld.com  thotë se këto janë pyetje që ata kërkojnë më se shumti për alienë çdo vit:

1. Si duket një alien?

2. Si t’i kontaktojmë alienët?

3. Çka janë alienët?

4. Ku jetojnë alienët?

5. Pse mund të vinë alienët në Tokë?

Duket se këto kërkime janë bërë edhe nga disa të famshëm, si Robbie William i cili më parë kishte shprehur besimin e tij në alien.

Më 2018, këngëtari kishte shpjeguar që një herë një UFO kishte fluturuar shumë afër tij, madje ishte afër që ta godas atë me një “top tenisi”.

“E kam parë shumë afër. Nëse e kisha një top tenisi do ta kisha goditur atë”, kishte thënë ai.

“Kam parë gjëra të çuditshme, kam provuar fenomene që nuk mund t’i shpjegoj”.

Për ta shënuar Ditën Botërore të Efekteve Paranormale, njerëzit kanë shpërndarë përvoja të tyre online, të pashpjegueshme.

“Kishte kaq shumë shtëpi në Majel në fushën e kompanisë Apple. Aty dëgjuam muzikë të vjetër, njerëz që vraponin, përplasje dyersh dhe qeshje të një fëmije të vogël. Ish e dashura e ime nuk me besoj derisa shikoi diçka”, tha një person.

“Shtëpia e jonë në SC ka një fantazmë që quhet Tom dhe jeton aty. Ai kujdeset për djemtë e mijë dhe ata bisedojnë me të ndonjëherë. E kam parë gjyshen time pasi që ajo vdiq kur isha nëntë vjeçare. Isha në shkollë kur prindërit e mijë dhe i thashë nënës sime: Ajo po qante për vdekjen e gjyshes kurse në të njëjtën kohë atë unë e kam parë”, tha një tjetër.

“Kam parë dy lugetër. Një ishte një zonjë e vjetër me flokë të bardha, fustan të kaltër dhe një çantë të vogël. Pastaj më vonë kam parë një grua të re që kishte veshur një fustan të kuq nga vitet 1800-ta”. /GazetaExpress/