Fitore e rëndësishme, Ylli më afër finales - Gazeta Express
string(41) "fitore-e-rendesishme-ylli-me-afer-finales"

Fitore e rëndësishme, Ylli më afër finales

Basketboll

Gazeta Express

30/04/2021 22:35

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Rahovecit 77:68 (22:17, 21:15, 19:22, 15:14) në gjysmëfinalen e tretë të “Play-offit” të FIVE STAR Superligës së Kosovës në basketboll.

Skuadra nga Theranda është në epërsi 2:1, derisa kush shënon tri fitore do të kualifikohet në finalen e madhe. Takimi i radhës zhvillohet të dielën, po ashtu në Therandë.

Lexo Edhe:

Vendasit kishin një epërsi të lehtë në çerekun e parë, që e përfundojnë në të mirë të tyre 22:17. Mysafirët barazuan shifrat në 24:24, por më pas nis shkëputja e vendasve që arritën epërsi deri në 11 pikë, 41:30, kurse pjesa e parë përfundon 43:32.

Therandasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e tretë, duke pasur epërsi 14 pikë, 48:34, por më pas Vreshtarët hyn në një seri të suksesshme, duke afruar rezultatin në 58:53, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 62:54. Loja dramatike u zhvillua në 10 minutat e fundit me skuadrën mysafire që afroi rezultatin në 69:68, dy minuta nga fundi, por në çastet vendimtare, Ylli u tregua më i vëmendshëm dhe triumfoi 77:68.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Gëzim Morina me 17 pikë e 10 kërcime dhe Elyjah Clark me 25 pikë e 7 kërcime, kurse te Rahoveci u dalluan Ed Daneil me 19 pikë e 13 kërcime dhe Darell Davis me 18 pikë.