Sot sanca për sulmin në Banjskë, jepen fjalët përfundimtare të mbrojtjes - Gazeta Express
string(71) "sot-sanca-per-sulmin-ne-banjske-jepen-fjalet-perfundimtare-te-mbrojtjes"

Lajme

Gazeta Express

20/04/2026 7:32

Sot sanca për sulmin në Banjskë, jepen fjalët përfundimtare të mbrojtjes

Lajme

Gazeta Express

20/04/2026 7:32

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot mbahet seanca e radhës gjyqësore për rastin e sulmit në Banjskë të Zveçanit.

Seanca pritet të nisë në orën 09:30, ku do të jepen fjalët përfundimtare të mbrojtjes për të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Të tre të akuzuarit do të paraqiten para trupit gjykues, ndërsa përballen me akuza lidhur me sulmin e 24 shtatorit 2023.

Në seancën e kaluar, prokurori i Prokurorisë Speciale, Naim Abazi, kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarit.

Në fjalën e tij përfundimtare, ai kishte paraqitur një dokument prej 21 faqesh, si dhe pamje nga momenti i sulmit të ndodhur më 23 shtator 2023.

Sipas prokurorit, është vërtetuar se të akuzuarit kishin dijeni për zhvillimin e sulmit dhe kishin rol në të, ndërsa qëllimi i tij, sipas tij, ishte aneksimi i veriut të Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement