Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Njësia e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Rajonin e Ferizajt, sot, pas hetimeve disa mujore, si rezultat i sigurimit të provave materiale dhe dëshmive relevante, ka filluar implementimin e Planit Operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2021“.
Në fazën e parë, urdhërkontrolli është realizuar në tetë lokacione të ndryshme, tek personat zyrtarë të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj.
“Mbi dyshimin e bazuar se të dyshuarit e përfshirë, kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tyre zyrtar si teknikë të pylltarisë dhe roje pylli, duke mos i përmbushur detyrat zyrtare të domosdoshme të përcaktuara me ligj, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo tjetrin, kanë pranuar ryshfet në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë nga disa qytetarë të cilët janë dëmtues recidivistë të pyllit, e me këtë dyshohen se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrje e Ryshfetit”, si dhe veprën penale ”Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Gjatë zbatimit të urdhërkontrollit, në lokacionet e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë në vijim:
Armë gjuetie –gjashtë (6) copë;
Armë zjarri (revole) –dy (2) copë;
Karikatorë të revoles –gjashtë (6) copë;
Karikatorë të AK-47 – dy (2 copë;
Fishekë cal. 9mm –njëzetë (20) copë;
Fishekë 7.65 –tridhjetë (30) copë;
Fishekë cal.12 mm –katër (4) copë;
Telefona mobilë –trembëdhjetë (13) copë;
Çekan për damkosje –një (1) copë dhe
Materiale të tjera si: fletore gjepi, fletëparaqitje, bllok evidence, raporte, formularë etj”, njofton policia, transmeton Gazeta Express.
“Pas realizimit të intervistimeve me personat e dyshuar, në prezencë të avokateve mbrojtës, nga prokuroria kompetente, tetë të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit në afat prej 48 orësh për procedura të mëtejme ligjore”.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...