Deklarata e hoxhës Shefqet Krasniqi që “gratë e kanë vendin në kuzhinë”, ka ngritur reagime të shumëta, raporton Gazeta Express.
Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani.
Në Instagram, ajo ka publikuar dy foto ku shkruhet se “vajzat e kanë vendin aty ku ato ëndërrojnë”.
“Vajzat e kanë vendin aty ku ëndërrojnë, dëshirojnë dhe punojnë për atë punë fort”, shkruhet në këtë foto që ka publikuar Vjosa Osmani, ku shihen edhe dy gra ushtare.
Këtë fjali Osmani e ka thënë në fjalimin e parë si presidente e Kosovës, para deputetëve të Kuvendit./Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...