Robertine Houbrechts nga fshati belg, Muizen, është 97 vjeç dhe e dashuruar me birrën.
Sipas medias së huaj, çdo natë ajo ende pi deri në 20 birra në barin e saj të preferuar.
“Unë gjithmonë dal e fundit, por mjeku ma lejon”, i tha ajo gazetës belge ”Het Laatste Nieuws”.
“Robertine vjen këtu pothuajse çdo natë, e shoqëruar nga djali i saj Felix, i cili jeton në shtëpi me të, ndërsa shumica e bashkëmoshatarëve të saj bëhen gati për të fjetur. Ajo është sigurisht vizitorja më e vjetër dhe më besnike e lokalit tonë. Të gjithë e njohin atë dhe ajo i njeh të gjithë”, shprehet pronari i lokalit, Fanny Waegemans.
“Çdo mbrëmje, rreth orës tetë do të më gjesh këtu”, thotë Robertine, ndërsa theksoi se gjithmonë pi ”Jupiler”, asgjë tjetër.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...