Qytetarët thonë se po dalin negativ për COVID-19 edhe përkundër simptomave - Gazeta Express
string(74) "qytetaret-thone-se-po-dalin-negativ-per-covid-19-edhe-perkunder-simptomave"

Lajme

Gazeta Express

08/04/2021 13:41

Qytetarët thonë se po dalin negativ për COVID-19 edhe përkundër simptomave

Lajme

Gazeta Express

08/04/2021 13:41

Në tendën e vendosur në oborrin e Instituti Kombëtar të Shëndetin Publik (IKShPK) gjatë së enjtes kanë pritur në radhë, numër i madh i qytetarëve që kishin ardhur për t’u testuar.

Shqetësuese për ta mbetet fakti se janë testuar disa herë dhe kanë rezultuar negativ, edhe përkundër simptomave.

Lexo Edhe:

Shemsije Kastrati, tha se po testohet për të tretën herë dhe se ka dal negativ edhe përkundër simptomave.

  “Është hera e tretë që po e bëjmë testin dhe na ka dalë negativ mirëpo simptomat i kemi kollë lodhje qe një muaj dhe po mendoj që këtë herë ka me dal pozitiv”, ka thënë ajo.

Edhe Ilaz Kastrati, tha se ka bërë testin dy herë dhe i ka dalë negativ.

“Unë kam pasur kollë, fyt dhe nyjet e duarve po kam shtrëngim”, ka theksuar ai.

Ndërsa, Fatlinda Sadiku, tha se ka pasur kontakt me persona të infektuar dhe i është rekomanduar që të testohet, raporton EO.

“Më shumë kam pasur kokëdhimbje po më shumë se kam pasur kontakt me kolegë punë që kanë dalë pozitiv. E kam bërë dhe më herët testin me ka dalë negativ”, ka shtuar ajo.