Trajneri i Lazios infektohet me koronavirus - Gazeta Express
string(43) "trajneri-i-lazios-infektohet-me-koronavirus"

Trajneri i Lazios infektohet me koronavirus

Futboll

Gazeta Express

08/04/2021 8:08

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka rezultuar pozitiv për COVID-19, konfirmoi gruaja e teknikut.

Klubi lëshoi ​​një deklaratë duke bërë të qartë se një anëtar i stafit doli pozitiv për COVID-19 pas një testi privat, të marrë nga disa anëtarë të familjes së tij.

Lexo Edhe:

Gruaja e Inzaghi, Gaia Lucariello, më pas konfirmoi përmes Instagramit se e gjithë familja rezultoi pozitiv për koronavirus.

“Përshëndetje për të gjithë. Ne donim t’ju bënim me dije se fatkeqësisht e gjithë familja jonë doli pozitive për Coronavirus pas një testi të marrë në shtëpi. Ndihemi mirë dhe jemi në izolim, sipas protokollit! Përqafime!” – shkroi ajo.

/Gazeta Express/