Komandanti i Policisë në Rajonin e Ferizajt, Emin Beqiri dhe Drejtori i departamentit të Policisë Kufitare Shaban Gruda, janë degraduar në pozitë, mëson Gazeta Express.
Burime të besueshme thanë se përveç Beqirit dhe Grudës ka edhe zyrtarë të tjerë të degraduar.
Beqiri është transferuar në policinë rajonale në Prizren, në një tjetër pozitë. Ndërsa për Grudën nuk janë dhënë informacione shtesë.
Për këto ndryshime nuk është deklaruar akoma Policia e Kosovës.
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...