Deputetja e Kuvendit, Duda Balje, ka deklaruar se dy deputetë nga komunitetet do të bëhen ministra, ndërsa një do të bëhet zëvendëskryeministër.
Ajo ka thënë se kështu janë dakorduar në takimin e fundit me Kurtin.
“Kemi arritur me ta ta bëjmë një grup më të madh parlamentar se herën e kaluar. Tash prej neve dy deputet do të shkojnë për ministra dhe një zëvendësministër”, tha Balje për EO.
Pwrndryshe, ajo ka deklaruar se do ta votojnë edhe presidenten.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...