Kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur rreth zgjedhjeve lokale në vend. Abdixhiku mes tjerash foli edhe për mundësinë e kandidimit për kryetar të Prishtinës.
Ai në Pressing të T7 tha se nuk do të jetë kandidat për të parin e kryeqytetit pasi detyra e tij e vetme tani është të merret me LDK dhe nuk mund të merret me Prishtinën.
“Në momentin që kam vendos me qenë kryetar i LDK-së e kam kuptuar që s’do të jem kandidat për Prishtinë. Jam i përkushtuar vetëm për LDK dhe s’kam detyrë tjetër. Detyra ime është që të merrem me LDK-në. Kjo është detyra ime e vetme, misioni im i vetëm. S’mund të mirrem me qytet, do ta doja shumë, si dëshirë, por është e tejkaluar”, tha Abdixhiku.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...