Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Devoll, te kryqëzimi i fshatit Tren. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se janë përplasur një ambulancë me një mjet tip “Benz”.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se në ambulancë ka qenë një i sëmurë që po transportohej në spital, ndërkohe që nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
I sëmuri është siguruar të dërgohet me një ambulancë tjetër në spital dhe për këtë shkak në vendngjarje përveç policisë është edhe një ambulancë që do të transportojë të sëmurin.
Policia, ndërkohë, po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...