Zyrtare: Musiala rinovon me Bayern Munich, zbulohen detajet e kontratës - Gazeta Express
string(69) "zyrtare-musiala-rinovon-me-bayern-munich-zbulohen-detajet-e-kontrates"

Sport

Gazeta Express

05/03/2021 13:39

Zyrtare: Musiala rinovon me Bayern Munich, zbulohen detajet e kontratës

Sport

Gazeta Express

05/03/2021 13:39

Të gjithë janë të kënaqur. Jamal Musiala ka nënshkruar kontratën e parë si profesionist me Bayern Munich dhe tashmë është zyrtare.

Mesfushori ka firmosur deri më 30 qershor të vitit 2026 dhe sigurisht bavarezët presin shumë nga 18-vjeçari.

Lexo Edhe:

Musiala, i cili ka zgjedhur edhe të luajë me kombëtaren e Gjermanisë, ka folur për faqen zyrtare të klubit pas hedhjes së firmës në kontratë.

“Jam i kënaqur që kam firmosur kontratën e parë si profesionist me Bayern Munich. Ndihem mirë në klub dhe në ekip. Luaj me lojtarët më të mirë në botë dhe mund të mësoj në çdo stërvitje. Klub ka besuar tek unë dhe ma kanë dhënë mundësinë shumë shpejt. Duhet vetëm t’ua paguaj atë besim me arritje. Dua të bëhem më i mirë dhe të fitoj shumë tituj me Bayern. Qëllimi im është të bëhem një lojtar i rëndësishëm i kësaj skuadre”, është shprehur Musiala, i cili do të përfitojë 5 milion euro bruto në sezon.