Njëmbëdhjetë ushtarët e vdekur nga rrëzimi i një helikopteri u nderuan të premten në Turqi me ceremoni ushtarake.
Përpos njëmbëdhjetë të vdekurve, në mesin e të cilëve ishte edhe një komandant, në këtë aksident mbetën të lënduar dy ushtarë të tjerë. Helikopteri me të cilin po fluturonin viktimat u rrëzua të enjten në provincën lindore të Turqisë, Bitlis.
Helikopteri u nis në fluturim në orën 1 e 55 të pasdites nga Bingoli për në distriktin Tatvan, ndërsa kontakti me të u hunb në orën 2 e 25 minuta, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.
Funerali ushtarak u zhvillua në provincën Elazig. Në funeral morën pjesë zyrtarë të lartë qeveritarë e ushtarakë të Turqisë, përfshirë minsitrin e Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, komandantin e përgjithshëm të forcave të armatosura, Gjeneral Yasar Guler, zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Ismail Catakli e shumë zyrtarë të tjerë.
Pas funeralit, trupat e ushtarëve të vrarë në aksident u dërguan në Ankara, ku për ta do të zhvillohet një ceremoni shtetërore, në të cilën pritet të marrë pjesë edhe presidenti turk, Rexhep Erdogan.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...