Treni godet një kamionetë në Fushë Kosovë, lëndohet një person - Gazeta Express
string(61) "treni-godet-nje-kamionete-ne-fushe-kosove-lendohet-nje-person"

Treni godet një kamionetë në Fushë Kosovë, lëndohet një person

Lajme

Gazeta Express

05/03/2021 8:36

Një kamionetë është goditur nga treni në Fushë Kosovë në mëngjesin e hershëm të së premtes.

Nga ky aksident është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Lexo Edhe:

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën ‘Pajazit Islami’ në Fushë Kosovë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet (kamionetë). Bazuar në të dhënat fillestare lëndime trupore ka pësuar një person. Personi   i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tregoi Ahmeti.