Ylli i Hammarby, Astrit Selmani, ka thënë se akoma nuk ka marrë ftesë formale nga Federata e Futbollit e Kosovës për ta përfaqësuar ekipit kombëtar të Kosovës por e pranon se është pajisur me pasaportë kosovare, në mungesë të interesimit nga Suedia.
I lindur në Malmo para 23 vjetëve, Selmani ëndërron të luajë për një ekip kombëtar dhe është në mes të Kosovës dhe Suedisë, raporton Gazeta Express.
Derisa atdheu i prindërve të tij, Kosova, ka shfaqur interesim për të, Selmani e pranon se ende nuk ka dëgjuar për ndonjë interesim nga Suedia për shërbimet e tij.
Selmani – i cili e ka shënuar një gol në tri ndeshje në Kupën e Suedisë për klubin pronar i të cilit është Zlatan Ibrahimovici i Milanit – ka treguar për mediat suedeze se është pajisur me pasaportë kosovare pas interesimit të verdhekaltërve për shërbimet e tij.
“Nuk e kam marrë ndonjë ftesë akoma, por jam pajisur me pasaportë”, tha Selmani për Fotbollskanalen.
I pyetur nëse ka interesim nga Kosova, Selmani theksoi: “Po, kam dëgjuar (që ka interesim për mua). Do ta shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim. Por kurrë nuk ka qenë më afër se tani”.
Qendërsulmuesi e pranoi se Suedia nuk e ka kontaktuar asnjëherë dhe thotë se nuk është duke ëndërruar të luajë për të në Kampionatin Evropian 2020.
“Jo. Asgjë”, tha Selmani i pyetur nëse ka dëgjuar për ndonjë interesim nga Suedia.
Ai duket ta ketë të qartë për kë të luajë, megjithatë, pasi ka lënë të kuptohet se do ta pranojë ftesën e Kosovës.
“Nuk kam çfarë të vendos. Nuk kam parë ndonjë indikacion nga Suedia”, shtoi ai.
Ai mund të debutojë për Kosovën në fund të këtij muaji në kualifikime për Kupën e Botës 2022, nëse merr ftesë në kohë për t’i rregulluar dokumentet e nevojshme.
Kosova do ta presë pikërisht Suedinë më 28 mars në Prishtina në ndeshjen e parë në Grupin B kualifikues, para të përballet me Spanjën në udhëtim tri ditë më vonë. /Gazeta Express/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...