Sezonin e kaluar Giovanni Stroppa ia doli të ngjitë Crotonen në Serinë A, por eksperienca në elitën e futbollit italian nuk ka rezultuar aspak pozitive deri tani për klubin kalabrez, që në 24 ndeshje ka grumbulluar vetëm 12 pikë dhe pozicionohet në vendin e fundit.
Mbijetesa duket një mision i pamundur për Crotonen, megjithatë drejtuesit e klubit kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin Stroppa mesditën e sotme, për t’i dhënë një shkundje ambientit deri në fund të sezonit.
Lajmin e bëri të ditur vetë klubi kalabrez nëpërmjet një komunikate zyrtare, ndërsa vendin e Stroppës pritet ta marrë një trajner që i mungon Serisë A prej shumë sezonesh, 62-vjeçari Serse Cosmi.
Ky i fundit gjatë viteve të fundit ka drejtuar klube të ndryshme në Serinë B dhe pritet që sot të firmosë me Crotonen, ku do të mundohet të bëjë një figurë të mirë deri në fund të sezonit.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...