Leka Bungo do të jetë kryetari i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Kandidatura e tij u miratua me shumicë votash nga parlamenti.
Ndërkohë në garë për këtë post ishte dhe Gaspër Marku.
Ndër të tjera Bungo është regjisor, aktor, dhe skenarist. Ai ka shkruar edhe disa drama dhe skenar filmash, ndër to dramën “Pabesia” si dhe skenarët “Pas fasadës”, “Gjuetia e fundit” etj. Ai ka luajtur në filmin Një djalë edhe një vajzë.
Në vitin 1998, ai themeloi një stacion televiziv privat Combi ku punoi si drejtor. Në vitin 2001 ai u zgjodh anëtar i bordit drejtues të RTSh.
Bëhet me dije se Këshilli Drejtues i RTSH-së është organi kryesor vendimarrës. Ai përbëhet nga 10 anëtarë dhe kryetari të cilët zgjidhen nga Kuvendi.