Vdes specialisti i oftalmologjisë, Iskender Çitaku - Gazeta Express
string(49) "vdes-specialisti-i-oftalmologjise-iskender-citaku"

Vdes specialisti i oftalmologjisë, Iskender Çitaku

Gazeta Express

23/02/2021 10:40

Ka vdekur specialisti i oftalmologjisë, Iskender Çitaku

Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur specialisti i oftalmologjisë, Iskender Çitaku, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Dr.Çitaku ka qenë specialist i oftalmologjisë. Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd më 1968.

Pas diplomimit punësohet si mjek i përgjithshëm në spitalin dhe shtëpinë e shëndetit në Prishtinë. Pastaj vazhdoi specializimin në Shkup, në vitin 1975 mori titullin specialist i oftalmologisë.

Pasi kreu specializimin është kthyer në shtëpi të shëndetit ku ka punuar deri në vitin 2006 kur dhe është pensionuar.

Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.