Numri një i botës, Novak Djokovic ka arritur të fitojë ndaj Alexander Zverev duke e siguruar biletën për gjysmëfinalen e Australian Open me rezultat 3:1 në sete.
Tenisti serb e nisi keq duelin duke e humbur setin e parë ne tie-break 6:7, por u rikthye duke i fituar tre setat e radhës: 6:2, 6:4 dhe 7:6, shkruan Gazeta Express.
Ai do të përballet me Aslan Karatsev në gjysëmfinale dhe po kërkon të fitojë titullin e nëntë. /Gazeta Express/