Skandal: Përpos autobusit të Prishtinës në Suharekë sulmohen edhe veturat e Kujtesa Sport - Gazeta Express
string(88) "skandal-perpos-autobusit-te-prishtines-ne-suhareke-sulmohen-edhe-veturat-e-kujtesa-sport"

Skandal: Përpos autobusit të Prishtinës në Suharekë sulmohen edhe veturat e Kujtesa Sport

Basketboll

Gazeta Express

07/02/2021 21:14

Në Suharekë nuk janë thyer vetëm xhamat e autobusit të KB Prishtinës. Dikush ka sulmuar edhe veturat e Kujtesa Sport

KB Golden Eagle Ylli klub nga Theranda u mposht në finale të Kupës së Kosovës në basketboll sonte me rezultat 76:82 nga KB Prishtina.

Lexo Edhe:

Por, pas ndeshjes KB Prishtina tregoi se dikush kishte thyer xhamat e autobusit të skuadrës.

Por, nuk është sulmuar vetëm autobusi i KB Prishtinës pasi që për një thyerje të xhamave ka folur edhe Arbër Loxha, i cili ka thënë se ekipit të Kujtesa Sport po ashtu i janë thyer xhamat e makinave me të cilat ata udhëtojnë.

“Vandalizohet makina e Komentatorëve tonë në Suhareke. Turp përbesë s’dojmë me u mbushe mend asnjëherë”, ka shkruar Loxha, i cili është drejtor sportive në kompaninë Kujtesa.

Vandalizohet makina e Komentatoreve tone ne Suhareke. Turp perbese sdojme me u mbushe mend asnjehere.

Posted by Arbër Loxha on Sunday, February 7, 2021

Kujtojmë që KB Prishtina ka fituar sonte Kupën e Kosovës ku e ka mposhtur Golden Eagle Yllin më rezultat 76:82, por gjatë kthimit në shtëpi atyre i është thyer xhami i pasmë i autobusit me të cilin udhëton skuadra

E pas ndeshjes skuadra e KB Prishtina ka lajmëruar se dikush ka thyer xhamin e pasmë të autobusit me të cilin udhëton skuadra.

Prishtina e nisi ndeshjen më mirë, me një seri prej 0:8, derisa epërsinë më të lartë e arritën në 11 pikë, 6:17, derisa çerekun e parë e përfunduan në të mirë të tyre 16:27. Prishtinasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke pasur epërsi 18:31, por me kalimin e minutave vendasit ngushtuan shifrat dhe pjesa e parë përfundon 35:41.

Ylli vazhdoi me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, dhe arrin që të kalojë në epërsi 60:59, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 62:64. 10 e minutat e fundit ishin mjaft interesant dhe dramatik. Therandasit afrojnë rezultatin në 66:67, por Prishtina me një seri prej 6:0, shkëputet në 66:73. Dramë u zhvillua deri në momentet e fundit, por Prishtina u tregua më e vëmendshme dhe triumfoi 76:82.

Te Golden Eagle Ylli u dallua Erjon Kastrati me 22 pikë e tetë asistime, kurse te Sigal Prishtina, Nigel Johnson me 21 pikë, 7 kërcime e 13 asistime. /GazetaExpress/