Buleshkaj: S’patëm kohë, andaj rekomanduam certifikimin e të gjithë kandidatëve - Gazeta Express
string(76) "buleshkaj-spatem-kohe-andaj-rekomanduam-certifikimin-e-te-gjithe-kandidateve"

Buleshkaj: S’patëm kohë, andaj rekomanduam certifikimin e të gjithë kandidatëve

Lajme

Gazeta Express

26/01/2021 22:09

Drejtori i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, Yll Buleshkaj, ka dhënë detaje lidhur me rekomandimin e zyrës që ai drejton që të certifikohen të gjithë kandidatët për deputet.

Ai është justifikuar duke thënë se edhe pse kanë pasur listën e kandidatëve që kanë pasur probleme me ligjin, nuk kanë pasur kohë t’i shqyrtojnë të gjitha rastet.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se kjo arsye është shkruar edhe në letrën e rekomandimit edhe pse i kanë pasur emrat që kanë probleme me ligjin nga KGJK-ja.

Me gjithë të dhënat që ZRPPC-ja ka pasur, Buleshkaj ka konfirmuar se i kanë rekomanduar KQZ-së që t’i kalojnë listat e kandidatëve ashtu siç janë për shkak të kohës së limituar.