Rikthehen vërshimet, dëmtohen urat në Drenas - Gazeta Express
string(63) "si-pasoje-e-reshjeve-te-shiut-dhe-bores-demtohen-urat-ne-drenas"

Rikthehen vërshimet, dëmtohen urat në Drenas

Lajme

Gazeta Express

26/01/2021 13:49

Reshjet e vazhdueshme të shiut dhe borës kanë shkaktuar ngritje të nivelit të ujit në disa zona.

Nga komuna e Drenasit kanë bërë të ditur se si pasojë e kësaj gjendje, ura e dëmtuar në lagjen Avdyli në Dobroshec është bërë e pakalueshme.

Lexo Edhe:

Po ashtu, si pasojë e vërshimeve që kanë përfshirë vendin këto ditë, në vazhdimësi po dëmtohen urat.

Ekipet përkatëse emergjente janë në vendin e ngjarjes dhe po monitorojnë situatën.

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë njofton qytetarët se pas rënies së nivelit të ujit në bashkëpunim me akterë tjerë do të merret me sanimin e gjendjes që banorët të mos kenë vështirësi në qarkulllimin e tyre.

Njoftojmë qytetarët se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe kompania po kujdeset për pastrimin e tyre.