Një ndejë ditëlindjeje e organizuar për një mace, qoi në shpërthimin e COVID-19.
Sipas gazetave “The Sun” dhe “Newsweek”, ndeja e ditëlindjes së kafshës shtëpiake kishte zënë vend në Santo Domingo të Kilit, dhe mbi dhjetë mysafir të ftuar kanë rezultuar pozitiv pas testimit për koronavirus.
Ndjekësit e ditëlindjes së maces më pas i kishin infektuar edhe anëtarët e tjerë të familjes dhe miqtë e tyre.
Francisco Alvarez, sekretar rajonal i Ministrisë së Shëndetësisë, e ka konfirmuar lajmin e shpërthimit të virusit në një deklaratë publike, dhe tha se në fillim nuk e kishte besuar lajmin me të dëgjuar çfarë kishte ndodhur.
“Kur dëgjova se dhjetëra njerëz i kishin shkelur masat anti-Covid për një ditëlindje të maces, mendova se ishte shaka dhe se në fakt ata po mundoheshin të fshihnin diçka tjetër. Por në fakt, lajmi doli të jetë i vërtetë.
E kemi konfirmuar atë së paku nga gashtë prej pesëmbëdhjetë personave të infektuar”.
Alvarez gjithashtu e konfirmoi lajmin se macja nuk kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.
“Ishte organizatori i ditëlindjes, pra pronari i maces ai i cili rezultoi të jetë pacienti zero”, ka përfunduar ai.Por siç kanë zbuluar hulumtimet e mëhershme, macet në fakt mund të infektohen me koronavirus. Në prill të vitit të kaluar, dy mace në Neë York kishin rezultuar pozitiv me COVID-19, duke u bërë kafshët e para shtëpiake në Amerikë të infektuara me këtë virus.
Sidoqoftë, Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka bërë të ditur në një komunikatë për media, se nuk ka fakte që kafshët shtëpiake luajnë rol në përhapjen e virusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndër të tjera Alvarez tha se po e ka vështirë ta kuptojë, pse qytetarët vazhdojnë të marrin pjesë në ngjarje të këtilla, pavarësisht paralajmërimeve nga Qeveria për të mos vepruar kështu, shkaku i pandemisë.
Deri më tani, së paku 703.178 persona në Kili kanë rezultuar pozitiv me virusin vdekjeprurës, derisa afërsisht 18 mijë njerëz kanë vdekur.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...