Pasi u mund me nokaut teknik nga Dustin Poirier, McGregor mori kritika nga Khabib Nurmagomedov.
“Kjo është ajo çfarë ndodh kur e ndryshon ekipin, i braktis partnerët e stërvitjes që të bënë ty kampion dhe stërvitesh me fëmijë të vegjël, shumë larg realitetit” – shkroi Khabib.
Por, McGregor i ka reaguar duke thënë se ekipi i tij ka qenë i njëjti që nga dita e parë.
“Ekipi im ka qenë ekipi im që nga dita e parë, unë nuk kam ndryshuar asgjë. Ndodhi ajo që ndodhi. Respektoni sportistët, ky është karakteri i njeriut, nëse ai dëshiron të ketë komentet mosrespektuese, le të vazhdojë” – u përgjigj irlandezi.
Një meç mes tyre është përfolur shumë, megjithatë ende nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim. /Gazeta Express/