Probleme me furnizimin me vaksina, Italia do të rishikojë programin e vaksinimit - Gazeta Express
string(79) "probleme-me-furnizimin-me-vaksina-italia-do-te-rishikoje-programin-e-vaksinimit"

Probleme me furnizimin me vaksina, Italia do të rishikojë programin e vaksinimit

Lajme

Gazeta Express

23/01/2021 18:17

Zyrtarët e lartë të shëndetësisë në Itali bënë me dije se do të rishikojnë programin e tyre të vaksinimit nëse problemet e ditëve të fundit me furnizimin me doza vaksinash vijojnë.

Vendi fqinj aktualisht ka reduktuar ndjeshëm vaksinimet ditore për shkak të vonesave të furnizimit nga kompania Pfizer.

Lexo Edhe:

Tashmë që dhe kompania tjetër AstraZeneca ka paralajmëruar shkurtime të furnizimit, Italia po mendon seriozisht të ndryshojë planin e vaksinimit në fund të këtij muaji.

Roma zyrtare ka kërcënuar se do të padisë kompaninë Pfizer për këtë problem, e cila javën e kaluar njoftoi uljen e dozave që do të shpërndajë për shkak të një ristrukturimi për të rritur kapacitetet.