Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës ku pritet të vendos për certifikimin e partive politike bashkë me listat e kandidatëve, shkruan Gazeta Express.
Këtë e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi I KQZ’së, Valmir Elezi. Ai konfirmoi se kjo mbledhje do të mbahet në orën 14:00.
“Sot në orën 14:00 do të mbahet mbledhja e KQZ-së. Në rend të ditës është edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të Zyrës për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre”, ka thënë Eleziu për Express.
Për këtë çështje ka folur mbrëmë edhe kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka në një debat televiziv.
Nëse për çfarëdo arsye anëtarët mungojnë sot apo vazhdimisht, pra nëse ka mungesë kuorumi për t’i shtyrë përpara mund të ndodhë paralizimi i procesit dhe në këtë formë KQZ-së i pamundësohet organizimi i zgjedhjeve në afatin e parashikuar. /Gazeta Express/