Moscertifikimi i kandidatëve që kanë problem me ligjin, çfarë ndodh tash e tutje - Gazeta Express
string(79) "moscertifikimi-i-kandidateve-qe-kane-problem-me-ligjin-cfare-ndodh-tash-e-tutje"

Moscertifikimi i kandidatëve që kanë problem me ligjin, çfarë ndodh tash e tutje

Lajme

Gazeta Express

20/01/2021 14:59

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), ka bërë verifikimin e 1,081 kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit, me ç’rast 47 kandidatë kanë dal të kenë probleme me ligjin.

Mirëpo, sipas Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i IKD-së, vendimin se kush mund të garojë në zgjedhje e merr Komisioni Qendror Zgjedhor, i cili vendim përsëri është i ankimueshëm dhe kandidatët mund të bëjnë ankesë në Gjykatën Kushtetuese

Lexo Edhe:

“Ky është vetëm një njoftim i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ata vetëm e kanë kryer punën e tyre për të parë se cilët nga kandidatët kanë probleme me ligjin. Vendimin se kush mund të garojë e merr Komisioni Qendror Zgjedhor i cili vendim përsëri është i ankimueshëm dhe kandidatët mund të bëjnë ankesë në Gjykatën Kushtetuese”, tha Miftaraj për Express.

KQZ-ja sot ua ka kthyer partive politike listat për korrigjim. Organi për organizimin e zgjedhjeve do të pres deri më 22 janar përgjigjje nga partitë për të proceduar tutje me implementimin e listave zgjedhore.