Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka nënshkruar kontrata e radhës me specializantët.
Gjatë së mërkurës dhe të enjtes 166 specializantë do t’i nënshkruajnë kontratat, për të filluar me specializime më 1 shkurt.
Me këtë rast Zemaj ka thënë se këto kontrata po shpërndahen më herët me qëllim që mos të diskriminohet askush.
“E kemi parë të arsyeshme që të bëjmë më herët shpërndarjen e kontratave. E kemi marrë obligim fillimin e këtij procesi kaq të rëndësishëm për vendin. Askush nuk do të diskriminohet”, ka thënë ai.