Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është i bindur se në zgjedhjet e 14 shkurtit do të shënojnë rritje elektorale. Ai thotë se do të befasohen ata që thonë se kjo parti s’do të kalojë pragun zgjedhor.
“Partitë e vogla sulmohen më shumë”, thotë Limaj.
“Shtrati politik i besueshmërisë së kësaj partie nuk është zbeh, por rritur dhe fuqizuar”, thotë Limaj në RTK.
A do të jetë Nisma jashtë Kuvendit pas 14 shkurtit.
“Apeli jem: Mos u merrni shumë për këtë punë. Sot është gjendja e jashtëzakonshme për vendin, jo për Nismën Socialdemokrate’, shton ai.
“Do të jemi befasi e këtyre zgjedhjeve, do të jemi këtu dhe do ta shohim. Qytetarët duan të dëgjojnë zërin e Nismës në Kuvend”, tha Limaj.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...