“Më jep një shpullë në të pasme”, Anita tregon si e përkëdhel Ramushi dhe kur e puthi për herë të parë - Gazeta Express
string(99) "me-jep-nje-shpulle-ne-te-pasme-anita-tregon-si-e-perkedhel-ramushi-dhe-kur-e-puthi-per-here-te-pare"

“Më jep një shpullë në të pasme”, Anita tregon si e përkëdhel Ramushi dhe kur e puthi për herë të parë

Rozë

Gazeta Express

19/01/2021 14:17

Moderatorja Anita Muçaj, e cila është edhe bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka qenë e ftuar së fundi në një emision argëtues, ku ka shpalosur detaje nga jeta e saj private, shkruan Express.

Në këtë emision ajo ka treguar mënyrat se si e përkëdhel Ramushi dhe surprizat që i bën.

Lexo Edhe:

“Ma kap surratin dhe më puth, por ndonjëherë duke ecur, më jep edhe një shpullë në të pasme”, ishte përgjigja e Anitës kur u pyet për mënyrat se si e përkdhël bashkëshorti.

Gjatë intervistës ajo foli edhe për puthjen e parë me të, duke thënë se ka ndodhur pas disa takimesh.

 “Puthja e parë ka ndodhur pas disa kohësh që ne kemi dalur dhe kemi ndenjur bashkë. Takimi i parë… Unë nuk e di sesi ta përkufizoj takimin e parë me Ramushin, sepse ne jemi njohur në punë dhe përgjatë punës”- ka treguar ajo.

Në fund ajo i bëri edhe një dedikim Ramushit.

 “Ramush të dua më shumë sesa mund ta mendosh dhe më shumë sesa di të ta shpreh dhe më shumë ndoshta sesa mund ta ndjesh ti.”- i është drejtuar Anita partnerit nga ekrani./Gazeta Express