Fiorentina u mposht sot në udhëtim nga Napoli me rezultat të thellë 6:0, duke bërë paraqitje të dobët dhe larg nivelit të dëshiruar.
Pas ndeshjes, trajneri i Fiorentinës, Cesare Prandelli u ka kërkuar falje tifozëve të Fiorentinës dhe tha se nuk është e mundur të humbasësh 6-0 pa marrë një karton të verdhë.
“Ne humbëm 6-0 pa marrë një karton të verdhë, dhe kjo më bën të mendoj” tha Prandelli.
“Ne pësuam gjashtë gola nga gjashtë goditje në portë, është e vështirë të komentosh. Ju kërkoj falje tifozëve tanë, nuk kishte ndodhur kurrë në karrierën time, ne duhet të reagojmë dhe të mos flasim” – theksoi Prandelli.
Fiorentina gjendet shumë poshtë në tabelë. Ata janë në vendin e 14-të me 18 pikë të grumbulluara pas 18 xhirove. /Gazeta Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...