Wijnaldum do t’i bashkohet Barcelonës - Gazeta Express
string(36) "wijnaldum-do-ti-bashkohet-barcelones"

Wijnaldum do t’i bashkohet Barcelonës

Futboll

Gazeta Express

16/01/2021 22:19

Mesfushori ka zgjedhur për ta refuzuar ofertën e Liverpoolit

Georginio Wijnaldum ka vendosur që të largohet nga Liverpooli për të shkuar në Barcelonë, ka shkruar sot e përditshme The Mirror.

Lexo Edhe:

Holandezi nuk do të nënshkruajë ofertën për zgjatje të kontratës me Reds, e cila skadon në fund të këtij sezoni.

Ai pritet që të ribashkohet me Barcelonën, ku është Ronald Koeman me të cilin ka punuar gjatë kohës sa ai ishte trajner i Holandës. /GazetaExpress/