“KRU” Gjakova ka njoftuar se në disa fshatra të kësaj komunë, për shkak të një defekti që ka ndodhur në gypin kryesor në Xërxe.
Ky defekt ka ardhur si pasojë e lëvizjes së dheut nga të reshurat e fundit si dhe vjetërsisë së gypit.
“Për arsye të punimeve në lokalizimin dhe sanimin e defektit, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë për fshatrat Gexhë, Radostë, Ratkoc, Dejnë, Bratotin, Vranjak, si dhe një pjes e fshatit Dobidol.
Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit duke ndërmarrur të gjitha masat e duhura që konsumatorëve të ju rikthehet sa më shpejtë furnizimi”, thuhet në njoftim. /Express/